{"product_id":"neogen-dermalogy","title":"NEOGEN DERMALOGY A-Clear Serum","description":"\u003cp class=\"p1\"\u003e\u003cspan class=\"s2\"\u003eNEOGEN DERMALOGY A-Clear Serum është një formulë e menduar me kujdes që kombinon në mënyrë perfekte eksfolimin, trajtimin antibakterial dhe qetësimin e menjëhershëm të lëkurës.\u003cspan class=\"Apple-converted-space\"\u003e  \u003c\/span\u003eKy serum vjen si një zgjidhje ideale për të gjithë ata që përballen me akne, yndyrë të tepërt dhe pore të bllokuara, duke ofruar një veprim të shumëfishtë që pastron, trajton dhe balancon lëkurën në të njëjtën kohë. Përbërësi kryesor, \u003c\/span\u003e\u003cspan class=\"s1\"\u003eAcidi Salicilik (BHA)\u003c\/span\u003e\u003cspan class=\"s2\"\u003e, vepron duke eksfoluar butësisht qelizat e vdekura dhe duke depërtuar thellë në pore, çka ndihmon në reduktimin e akneve dhe parandalimin e formimit të tyre në të ardhmen. Formula është e pasuruar me \u003c\/span\u003e\u003cspan class=\"s1\"\u003eCentella Asiatica\u003c\/span\u003e\u003cspan class=\"s2\"\u003e, e njohur për vetitë e saj qetësuese dhe rigjeneruese, duke ndihmuar në forcimin e barrierës së lëkurës. Ndërkohë, \u003c\/span\u003e\u003cspan class=\"s1\"\u003eTea Tree Oil\u003c\/span\u003e\u003cspan class=\"s2\"\u003e ndihmon në luftimin e baktereve që shkaktojnë akne, ndërsa \u003c\/span\u003e\u003cspan class=\"s1\"\u003eekstrakti i çajit jeshil\u003c\/span\u003e\u003cspan class=\"s2\"\u003e si një antioksidant i fuqishëm, mbron dhe qetëson lëkurën nga irritimet. Për një efekt më të plotë, \u003c\/span\u003e\u003cspan class=\"s1\"\u003eLicorice Root Extract\u003c\/span\u003e\u003cspan class=\"s2\"\u003e ndihmon në ndriçimin e lëkurës dhe njëtrajtësimin e tonit, ndërsa \u003c\/span\u003e\u003cspan class=\"s1\"\u003eGuaiazulene\u003c\/span\u003e\u003cspan class=\"s2\"\u003e redukton skuqjen dhe ndjeshmërinë, duke e bërë këtë serum të përshtatshëm edhe për lëkurë të ndjeshme.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp class=\"p1\"\u003e\u003cspan class=\"s2\"\u003eKonsistenca e tij është e lehtë, ujore dhe jo ngjitëse; përthithet shpejt dhe lë pas një ndjesi freskie dhe pastërtie, pa e rënduar lëkurën. Ky serum sugjerohet veçanërisht për lëkurë me akne, të yndyrshme apo mikse.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e*30ml\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003ePërdorimi\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003ePërdoreni pas tonerit apo esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Sugjerohet të përdoret çdo ditë në mbrëmje.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003ePërbërësit\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003ePërbërësit \"magjik\"\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eAcid Salicilik (BHA), Centella Asiatica, Tea Tree Oil, Ekstrakti i çajit jeshil, Ekstrakti i rrënjës së likoricës, Guaiazulene\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003eLista e plotë e përbërësve\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e \u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003eMarka\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eNEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e","brand":"Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës \u0026 markat më të njohura koreane.","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":52257399144729,"sku":"NDA504","price":1600.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0931\/3045\/7369\/files\/IMG-3389.png?v=1776867471","url":"https:\/\/neogen.al\/products\/neogen-dermalogy","provider":"neogenAlbania","version":"1.0","type":"link"}