Skip to product information
1 of 1

Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës & markat më të njohura koreane.

NEOGEN DERMALOGY A-Clear Serum

Çmimi fillestar
Lek 1,600.00
Çmimi fillestar
Lek 3,200.00
Ulje
Lek 1,600.00
Taksat e përfshira

NEOGEN DERMALOGY A-Clear Serum është një formulë e menduar me kujdes që kombinon në mënyrë perfekte eksfolimin, trajtimin antibakterial dhe qetësimin e menjëhershëm të lëkurës.  Ky serum vjen si një zgjidhje ideale për të gjithë ata që përballen me akne, yndyrë të tepërt dhe pore të bllokuara, duke ofruar një veprim të shumëfishtë që pastron, trajton dhe balancon lëkurën në të njëjtën kohë. Përbërësi kryesor, Acidi Salicilik (BHA), vepron duke eksfoluar butësisht qelizat e vdekura dhe duke depërtuar thellë në pore, çka ndihmon në reduktimin e akneve dhe parandalimin e formimit të tyre në të ardhmen. Formula është e pasuruar me Centella Asiatica, e njohur për vetitë e saj qetësuese dhe rigjeneruese, duke ndihmuar në forcimin e barrierës së lëkurës. Ndërkohë, Tea Tree Oil ndihmon në luftimin e baktereve që shkaktojnë akne, ndërsa ekstrakti i çajit jeshil si një antioksidant i fuqishëm, mbron dhe qetëson lëkurën nga irritimet. Për një efekt më të plotë, Licorice Root Extract ndihmon në ndriçimin e lëkurës dhe njëtrajtësimin e tonit, ndërsa Guaiazulene redukton skuqjen dhe ndjeshmërinë, duke e bërë këtë serum të përshtatshëm edhe për lëkurë të ndjeshme.

Konsistenca e tij është e lehtë, ujore dhe jo ngjitëse; përthithet shpejt dhe lë pas një ndjesi freskie dhe pastërtie, pa e rënduar lëkurën. Ky serum sugjerohet veçanërisht për lëkurë me akne, të yndyrshme apo mikse.

*30ml

Përdorimi

Përdoreni pas tonerit apo esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Sugjerohet të përdoret çdo ditë në mbrëmje.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Acid Salicilik (BHA), Centella Asiatica, Tea Tree Oil, Ekstrakti i çajit jeshil, Ekstrakti i rrënjës së likoricës, Guaiazulene

Lista e plotë e përbërësve

 

Marka

NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.

    NEOGEN DERMALOGY A-Clear Serum